Jetesë & Stil

Detaje që humbasin stilin e veshjeve


Çdo ditë e më shumë njerëzit po i kushtojnë vëmendje në detaje pamjes së tyre.

Stili i veshjes është një mënyrë shumë e mirë për të bërë një përshtypje të mirë. Prandaj është shumë e rëndësishme të ndiqni risitë në modë.

2021-i ishte viti ku moda u sundua nga tik-taku, veshgje dhe make-up i viteve 90-të. Por ka edhe nga ata njerëz që guxojnë aq shumë me veshjet e tyre sa që lënë një shije jo të mirë.

Njihuni me disa detaje të parëndësishme në shikim të parë në një pamje të përgjithshme që mund të prishë plotësisht përshtypjen e parë për dike.

Rrudhat në geta

Për të shmangur këtë, duhet t’i kushtohet vëmendja e duhur madhësisë së getave. Getat që janë shumë të mëdha do të rrëshqasin poshtë, duke krijuar rrudha në zonat e gjurit dhe kyçit të këmbës.

 

Njolla në lëkurë të lëna nga bizhuteri të lira.

Nëse e dini që bizhuteritë tuaj lënë njolla dhe vija të gjelbra ose të zeza në lëkurën tuaj, sigurohuni që të mbuloni aksesorët me manikyr transparent. Kjo do të mbajë lëkurën të mos njolloset.

2 çanta voluminoze së bashku.

Çantat me ngarkesë nuk janë të destinuara për veshje të përditshme. Ato mund të shërbejnë për një qëllim të mirë kur bëni pazar, për shembull. Të mbani dy çanta si këto në foto çdo ditë krijon një pamje të paqartë.

Rroba të bardha që kanë humbur ngjyrën e tyre.

Edhe rrobat e bardha priren të marrin një nuancë të verdhë ose gri me kalimin e kohës. Provoni të përdorni zbardhues, sodë buke me uthull, lëng limoni, pastë dhëmbësh ose aspirinë për të rifituar pamjen e bardhë borë të veshjet tuaja. Në mënyrë që t’i mbani rrobat e bardha më gjatë, sigurohuni që gjithmonë t’i lani veçmas nga rrobat me ngjyra të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore