Zgjedhjet në Kosovë

Desku i PZAP: Gjyqtarët vendosin nëse Kurti e ka thyer heshtjen zgjedhore të shtunën


Albin Kurti

Zëdhënësi i Paneli Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mulë Desku, ka thënë se gjyqtarët e PZAP-së do të vendosin nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e theu heshtjen zgjedhore pasi të shtunën e vizitoj Podujevën.

“Çdo aktivitetit, lëvizje, komunikim në rrjete social është i sanksionuar, Paneli vendos dhe jep përgjigje për çdo ankesë lidhur me heshtjen zgjedhore”, tha Desku për Albanian Post.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore.

“Deri më tani nuk ka pas ndonjë ankesë për thyerje të heshtjes zgjedhore, gjatë ditës së djeshme dy. Kryesisht komunikim në rrjetet sociale. Lidhja Demokratike e Kosovës ka parashtruar dy ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për thyerje të heshtjes zgjedhore. Kushdo që paraqet ankesë Paneli e gjykon a është apo nuk është thyerje”, ka shtuar Desku.

Ndërkaq sipas tij, gjatë së dielës, nuk është bërë ndonjë ankesë në adresë të PZAP-së.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka vizituar Podujevën – pikërisht në ditën kur është heshtje zgjedhore dhe disa minuta para se të fillonte heshtja zgjedhore ka shkruar një status në Facebook në mbështetje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarë komunash.

Albin Kurti shkruan në rrjetin e tij social Facebook

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore