Kosova

“Dështim në politikë të jashtme, drejtësi, arsim, shëndetësi e ekonomi”, thotë Bajrami në tre vjetorin e qeverisjes Kurti


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në tre vjetorin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka prezantuar realitetin që sipas saj është aktual në Kosovë.

Sipas saj, Kosova ka dështuar në politikë të jashtme, drejtësi, arsim, shëndetësi e ekonomi.

Bajrami, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka deklaruar se për herë të parë partneriteti më Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është i zbehur.

“Falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën, Ka 231 ditë që Kosova është nën sanksione nga BE.  Albini e ka pranu Zajednicën, Qeveria e ka shkelë 7 herë Kushtetutën”, ka shkruar ajo.

Duke thënë se edhe në fushën e Drejtësisë, Kosova vazhdon të ketë ngecje dhe korrupsion.

“Vendi është pa Kryeprokuror të Shtetit qe 663 ditë, pas tri viteve të Qeverisë së LVV nuk janë ndërtu 160 çerdhe. Nuk janë ndërtu as 5 shtepi për të moshuarit. Nuk janë ndërtuar as nuk kanë filluar 4 mijë banesa për çiftet e reja”.

“Ka korrupcion, si rasti i Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt Qeveria ju del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryej punen e vet flet për korrupcion. Për më tepër e thotë raporti i fundit për vendin i Kosmisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro”.

Ndërsa, ka potencuar se rritje u shënua edhe në çmimet e energjisë.

“Energjia u shtrejtua dy herë – çmimi i saj u dyfishua (tarifa e ulët nga 3.34 cent u bë 6.81 cent, ndërsa tarifa e lartë nga 7.79 cent u bë 14.45 cent)”.

“Vendi jonë përjetoi inflacion enorm, sot çmimet e shportës bazë të konsumit janë mbi 50% me të shtrejta, nuk e larguan TVSH-në siç kishin premtuar”.

Edhe sipas raporteve të publikuara jeta e qytetarëve konsiderohet se është rënduar.

“Jeta e qytetarëve është rënduar, sipas raportit të UNDP listës së qytetarëve të varfër i janë shtuar edhe 26 mijë veta. Qytetarët po e financojnë konsumin me kredi dhe mbitërheqje, këtë e dëshmojnë të dhënat nga BQK-ja”.

“Ka pas rënie të eksportit, rënie të investimeve private”.

Ndërsa, ka thënë se sipas të dhënave të Trustit në dhjetor të 2023-ës, ka vetëm 5 mijë kontributdhënës me shumë në Trust se një vit me parë.

“Nuk ka pas rritje të pagave, përjashtim të Kabinetit Qeveritar,  nuk ka pas asnjë politikë fiskale, asnjë reformë për përmirësim të ambientit të biznesit. Është dyfyshu tatimi në pronë për qytetarë dhe biznese”.

Në një situatë të tmerrshme është edhe situata në sistemin shëndetësorë.

“Nuk ka sigurime shëndetësore, nuk ka barna esenciale dhe kushte higjienike në spitalet tonat dhe është e vërtetë se ka lista të pritjes shumë të gjata për disa shërbime mjekësorë”.

Bajrami, theksoi se edhe pse u premtua ka nepotizëm në institucione.

“Ka nepotizëm, s’ka mbetë institucion pa u kapë nga militantet partiak e familjar. Një numër i madh i institucioneve janë vakante, ose punojnë me ushtrues detyre”.

“Në tri vitet e fundit janë dhënë 825 milionë euro subvencione me vendime të Qeverisë, pa asnjë kriter, pa asnjë efekt dhe pa kaluar filtrin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore sepse ai Komision nuk ekziston prej që ka ardhur LVV në pushtet”.

Dështim, thotë Bajrami ka edhe në arsim.

“Kosova ka dështuar në PISA, qe tri vite nxënësit fillojnë mësimin me nga një muaj vonesë. Sipas të dhënave të MASHT-it 77% e paraleleve dhe 33% e shkollave nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të zhvilluar mësim”.

“Nuk është ndërmarrë asnjë reformë, reformën që ministrja do duhej ta ndërmerrte në gjithë Kosovën e ka ndërpre në Kamenicë dukë shkelë kushtetutën”.

Ajo tha se buxheti i Universitetit të Prishtinës, është 1 milion euro më i ulët se vitin e kaluar.

“Patën premtuar se do t’i forcojnë sindikatat, në fakt i kanë luftu dhe ju kanë ndërpre jashtëligjshëm financimin. Paga minimale është ajo që ka qënë sepse Ligji është antikushtetues”.

Trajtim jo-dinjitarë ka edhe ndaj policisë së Kosovës.

“Nuk ka pensionim të parakohshëm për policët, nuk ka trajtim të dinjitetshëm për asnjë kategori që i shërben shtetit, andaj njerëzit e këtij vendi po ikin. E vërteta është se keni dështu!”.

Ajo shtoi se, “rruga e Re është rruga e vetme, dhe koha jonë po vjen”.

Më 14 shkurt të 2021-ës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) fitoi zgjedhjet në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore