Gjykata Speciale

Dëshmitari serb në Speciale pretendon se u ndalua nga UÇK-ja në Vushtrri


Dëshmitari serb Dragan Ivaniseviç.

Në Gjykatën Speciale, të enjten ka nisur dëshminë dëshmitari serb Dragan Ivaniseviç, i cili ishte pjesëtar i Ushtrisë së Serbisë në vitet 1998-1999.

Nga prokurori ai është duke u pyetur rreth listës së personave të zhdukur për ngjarjet në Kosovë gjatë luftës.

I pyetur nga prokurori rreth zhdukjes së Gjuriç Nebojsha dhe Petro Markoviç, ai ka pretenduar se ishin ndaluar në Vushtrri dhe ishin vendosur prapa në bagazh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë tërë ditën.

Pjesë nga intervistimi i Dragan Ivaniseviç.

Prokurori: Është një listë e personave të zhdukur lidhur me ngjarjet në Kosovë, e prodhuar në mars të 2001 personat e zhdukur në këtë listë janë vendosur në formë kronologjike në bazë të zhdukjes.

Janë vetëm dy shënime në këto dokumente që mbajnë datën 9 shkurt 1999, njëri prej tyre është për Gjuriç Nebojsha dhe tjetri Petro Markoviç dhe thotë që secili prej tyre është parë në Fushë Kosovë, a është ky i njëjti vend që na thatë?

Dragan Ivaniseviç: Po.

Prokurori: Në deklaratën tuaj, të pranuar si provë keni shpjeguar se ju ka ndaluar UÇK-ja në rrugë nga Prishtina në Vushtrri, a mund të na thoni përafërsisht sa larg është Fushë Kosova nga vendi ku ju ndaluan?

Prokurori në Speciale.

Dragan Ivaniseviç: Rreth 30 kilometra.

Prokurori: Ju na thatë se ju futen mbrapa bagazhit në një makinë bashkë me zotërin Markoviç, nga ajo që patë a krijuat ndonjë ide se sa vjet ishte?

Dragan Ivaniseviç: Ishte terr, por do të thosha se ishte rreth moshës 35 vjeç, por nuk jam i sigurt sepse ishte e vështirë të shikoje.

Prokurori: Në lidhje me dokumentin, aty ka ditëlindjet e personave të zhdukur dhe për zotërin Markoviç datëlindja është 4 mars 1965 kështuqe i bie të ketë qenë 33-34 vjeç në kohën e ndalimit, a përputhet ajo që sapo na thatë lidhur me moshën e tij?

Dragan Ivaniseviç: Po, po përputhet.

Prokurori: Kur e patë zotërin Markoviç për herë të parë, çfarë pamje kishte si u duk kur e kishte parë?

Dragan Ivaniseviç: Më është dukur mjaft i shqetësuar, i turbulluar. Ishte i zhytur thellë në mendime, mu është dukur se ndjehej i poshtëruar.

Prokurori: A kishte në atë kohë ndonjë njëri pranë tij nga UÇK-ja?

Dragan Ivaniseviç: Po. Anëtarët e UÇK-së kishin një armë automatike dhe rrinin pranë në anën e shoferit, ishte pranë makinës dhe ai i kishte drejtuar armën atij dhe ky ishte ulur në ulësen prapa.

Prokurori shfaq një dokument të Markoviç-it, ku pretendohet se është parë për herë të fundit në Fushë Kosovë, ai e pyet dëshmitarin serb për gjatësinë e tij dhe peshën.

Dëshmitari: Ka qenë më i shëndosh se unë dhe më i shkurtë.

Nga trupi gjykues nuk pranohet ky dokument, duke thënë se “nuk kanë kushte” për pranimin e këtij dokumenti.

Nga prokurori kërkohet sërish që një dokument tjetër të vendoset në ekranin e Speciales, i njëjti transmetohet publikisht, dokumenti është i OSBE-së.

Dokumenti i OSBE-së i paraqitur në Speciale.

Prokurori: Hetimi i policit serb që pretendohet se është rrëmbyer është viktima Viliko Markoviç dhe Gjuriç Nebojsha, aty thuhet që hetuesit e OSBE-së folën me një punonjës të OSBE-së që iu ka intervistuar juve më 13 shkurt të 99-ës. A ju kujtohet që jeni takuar me disa përfaqësues të OSBE-së, disa ditë pas arratisjes suaj?

Dragan Ivaniseviç: Po më kujtohet.

Prokurori: Në raport jepen disa hollësi lidhur me rrëbimin e juaj, këto hollësi a janë të sakta me ato të cilat na keni thënë sot?

Dragan Ivaniseviç: Po janë të sakta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore