Gjykata Speciale

Dëshmitari në Speciale pretendon se iu “rrëmbyen familjarët”


Dëshmitari i 46-të.

Dëshmitari i 46-të i cili ka thënë se është punëtor i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në gjykimin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pretenduar për “rrëmbim të anëtarëve të familjes”, që sipas tij ka ndodhur në zonën e Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një komunikate për media.

“ZPS-ja thirri dëshmitarin e 46-të në mëngjes në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari dëshmon me pseudonimin W00498, por pa ndryshim të fytyrës dhe zërit. Sipas përmbledhjes që ZPS-ja lexoi në sallën e gjyqit, ky dëshmitar do të dëshmojë për rrëmbimin e anëtarëve të familjes në zonën e Rahovecit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Po ashtu, nga trupi gjykues është thënë se ka lëshuar një urdhër gojor duke urdhëruar avokatin Luka Mishetiqin që të dorëzojë listën e përditësuar të anëtarëve të ekipit mbrojtës të Thaçit deri më 11 mars.

“Trupi Gjykues gjithashtu informoi palët për një seancë shtesë të nesërmen (21 shkurt), e cila do të mbahet pas përfundimit të seancës së rregullt. Sipas njoftimit të Trupit Gjykues sot, kjo seancë do t’i kushtohet caktimit të datave dhe planifikimit për këto procedura”.

Ndërsa, prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Nico Baarlink, ka thënë se familja e dëshmitarit ishte ndaluar nga UÇK-ja në rrethinën e Rahovecit, e më pas ishte ndarë në dy lokacione.

“Në bazë të asaj që ja ka thënë nëna dëshmitarit më 17 korrik 98’, babai vëllai, nëna, kunata dhe nipi i sapolindur i dëshmitarit janë ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në rrethinën e Rahovecit. Babai dhe vëllai i dëshmitarit u çua në makinë drejt Malishevës ndërsa nëna, kunata dhe nipi i sapolindur u mbajtën në ish-stacionin e policisë së Malishevës rreth tetë ditë.

Në përmbledhjen e prezantuar të martën, ai ka theksuar se babai e vëllai i dëshmitarit ishin dërguar në Malishevë kurse nëna, kunata dhe nipi i porsalindur në ish-stacionin policor.

Për rastin është thënë se kishte ndodhur më 17 korrik të 1998-ws.

Seancat për këtë javë nga Specialja është thënë se do të jenë të hapura.

Më 19 shkurt, një aktakuzë ndryshe është dorëzuar ndaj Ismet Bahtjarit dhe Sabit Januzit, të cilët akuzohet për pengim të drejtësisë.

Përmes një njoftimi të lëshuar nga Dhoma e Specializuara të Kosovës (DhSK), është thënë se aktakuza tregon saktësinë e çështjes për të cilën po akuzohen Bahtijari dhe Januzi.

“Në pajtim me vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 8 shkurt, ZPS-ja dorëzoi versionin e ndryshuar të aktakuzës fillestare kundër Januzit dhe Bahtijarit”.

“Në vendim, Gjykatësi i Procedurës Paraprake erdhi në përfundim se aktakuza e ndryshuar, jo vetëm që korrigjon mbiemrin e Bahtijarit po gjithashtu përmirëson qartësinë dhe saktësinë e çështjes dhe nuk është e padrejtë apo në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarve”.

Nga DhSK-ja, është thënë se aktakuza për çështjen e përbashkët ku akuzohet edhe Haxhi Shala, akoma s’është përfunduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore