Lajme

Dëshmitari kyç, punonjësi i Trump-it rrëfen se si ish-presidenti e ka urdhëruar për lëvizjen e dokumenteve


Një punonjës i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, u ka thënë agjentëve federalë për lëvizjen e kutive të dokumenteve në Mar-a-Lago në drejtimin të ish-presidentit.

Kjo sipas një shkrimi të publikuar nga prestigjiozja “Washington Post”.

Ajo shkruan se disa njerëz të njohur me hetimin kanë thënë se rrëfimi i dëshmitarit, i kombinuar me pamjet e kamerave të sigurisë ,ofron çelësin provat e sjelljes së Trumpit ndërsa hetuesit kërkuan kthimin e materialit të klasifikuar.

Përshkrimi dhe pamjet e dëshmitarëve ofrojnë rrëfimin më të drejtpërdrejtë deri më sot të veprimeve dhe udhëzimeve të Trump që çuan në kontrollin e FBI-së në rezidencën dhe klubin privat në Florida.

Aty, agjentët po kërkonin prova të krimeve të mundshme, duke përfshirë pengimi, shkatërrimi i të dhënave qeveritare ose keqpërdorimi i informacionit të klasifikuar.

Njerëzit e njohur me hetimin thanë se agjentët kanë mbledhur rrëfime dëshmitarësh që tregojnë se, pasi këshilltarët e Trumpit morën një thirrje në maj për çdo dokument të klasifikuar që mbeti në Mar-a-Lago, Trump u tha njerëzve që të zhvendosnin kutitë.

Ky përshkrim i ngjarjeve u vërtetua nga pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregonin njerëz që lëviznin kutitë.

Zëdhënësi i Trumpit, Taylor Budowich nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të dërguara nga gazetarët e WP-së për këtë artikull.

Budoëich akuzoi Departamentin e Drejtësisë për një “përpjekje të vazhdueshme për të nxjerrë informacione mashtruese dhe të rreme tek aleatët”

Punonjësi që punonte në Mar-a-Lago po bashkëpunon me Departamentin e Drejtësisë dhe është intervistuar disa herë nga agjentë federalë.

Në intervistën e parë, dëshmitari mohoi të kishte parë dokumente të ndjeshme ose kuti që mund të përmbajnë dokumente të tilla.

Ndërsa mblodhën prova, agjentët vendosën të ri-intervistonin dëshmitarin dhe historia e dëshmitarit ndryshoi në mënyrë dramatike.

Në intervistën e dytë, dëshmitari përshkroi lëvizjen e kutive me kërkesë të Trump.

Dëshmitari konsiderohet tani një pjesë kyçe e hetimit të Mar-a-Lago, duke ofruar detaje rreth veprimeve të supozuara të ish-presidentit dhe udhëzimeve për vartësit që mund të kishin qenë një përpjekje për të penguar kërkesat e zyrtarëve federalë për kthimin e dokumente qeveritare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore