Dëshmitari i 85-të është duke dëshmuar në seancë të mbyllur për të tretën ditë me radhë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky dëshmitar ka nisur dëshminë e tij të hënën.
Ai sot është duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barth.
Ndërsa të martën zëdhënësi i DhSK-së, Christopher Bennett ka thënë për AP se në Speciale ka nisur dëshminë dëshmitari i 86-të.
Për dëshmitarin e 85-të, është thënë nga trupi gjykues se është ish anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 85 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-zyrtarë të misioneve, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa sot do të ofrojë dëshminë dëshmitari i 85-të.
Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.
Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm.