Gjykata Speciale

Dëshmitari i 52-të përfundon dëshminë në seancë private, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon më 25 mars


Ilustrim: Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, të mërkurën, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 53-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëgjimi i dëshmitarit në fjalë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka qenë i mbyllur për publikun, meqë dëshmitari është nën masat e mbrojtjes.

Dëshmitari i 52-të kishte filluar dëshminë të martën.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Dunjata Daviu, të martën, dëshmitari është ndaluar nga anëtarët e UÇK-së dhe është dërguar në një shtab lokal.

“Rreth muajit gusht të 1998, dëshmitari shqiptar nga Kosova është arrestuar nga disa ushtarë të UÇK-së. W04571 është dërguar me veturë në një shtab lokal të UÇK-së, është marrë në pyetje nga anëtarë të UÇK-së. Ai ka parë te të ndaluarit e tjerë shenja të rënda të keqtrajtimit. W04571 ende vuan me disa probleme të caktuara si pasojë e këtij ndalimi”, kishte thënë Prokurorja.

Ndryshe përmes një komunikate për media Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë më 25 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore