Përballje

Derbi mes Prishtinës dhe Dritës përfundon pa gola


Prishtina dhe Drita kanë luajtur baraz pa gola në ndeshjen e javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës ne futboll, takim ky që ishte shtyrë.

Rezultati pas 90 minutave lojë mbeti ai i fillimit të takimit 0:0.

Por edhe rastet ishin të pakta në fraksionin e parë, me Kreshnik Ukën që kishte mundësinë më të mirë shënimi.

Ndërsa në pjesën e dytë Drita kishte më shumë mundësi, por që rezultuan të jenë të pamjaftueshme.

Pas kësaj ndeshje, Drita vazhdon të kryesojë renditjen tabelare me 18 pikë, tri më shumë se Ballkani që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Kurse, Prishtina mbetet e katërta me 12 pikë gjithsej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore