Lajme

Deputetja Deliu e PDK-së i reagon Kurteshit të VV-së, për akuzat për vjedhje votash


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, e ka konsideruar për keqardhje gjuhën e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi.

Kurteshi në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të mbajtur gjatë ditës së shtunë ka hedhur akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës për vjedhje votash.

Sipas Deliut, zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu

Deliu ka thënë se “tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor janë shqetësuese”.

“Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare”, ka shkruar Deliu në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, Sami Kurteshi, gjatë ditës së shtunë në mbledhjen e KQZ, ka thënë se ka pas vjedhje industriale në këtë vendvotim nga PDK- ja e LDK-ja.

“Këtu ka pas përpjekje për vjedhje industriale, këtu PDK-ja dhe LDK-ja. Në një vendvotim në Fushë Kosovë, në Harilaq komisionarët e PDK-së dhe LDK-së kanë filluar me i vulos fletëvotimet e përdorura, do të thotë me vjedhë, me i vulos pa qenë njerëzit dhe kur iu është tërhequr vërejta, i kanë shqyer. Kemi përpjekje për vjedhje, nuk do të ngjajë më kjo”, është shprehur ai.

Sipas tij deri sa të përfundojnë hetimet nuk mund të vazhdojë puna në një vendnumërim.

“Ka marrë njerëz policia, ka arrestuar njerëz për shkak të shkeljes së kodit të zgjedhjeve, qe është vepër penale. KQZ-ja e sekretariati s’kanë të drejtë t’i tejkalojnë ato. Këtu kemi një vepër penale dhe deri te kryhet hetimi penal nuk mund të vazhdojë puna në një vendnumërim”.

“Z.Kryeshef çka të flisni mos e tërhiqni të vërtetën pa e pru incizimin dhe procesverbalin. Nuk i besojmë sekretariatit dhe KQZ-së sepse ka bërë shkelje të renda më 14 shkurt”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore