
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me qasjen e Serbisë karshi Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.
Kështu të paktën ka bërë të ditur Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu, para gazetarëve pas takimit që ky komision ka pasur, këtë të marte, me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin kanë diskutuar për çështjen e dialogut dhe proceset integruese të Kosovës drejtë Unionit.
BE-ja, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, duhet të ushtrojë më shumë presion palës serbe dhe të kërkojë llogari për mungesë të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.
“Kemi shprehur shqetësimet tona për faktin që Serbia vazhdon të jetë destruktive prej orëve të para kur është arritur Marrëveshja në Ohër dhe vazhdon të shkelë dhe të mos e pranojë asnjë prej pikave që palët janë dakorduar në kuadër të procesit të dialogut dhe kemi kërkuar që BE të jetë më vigjilent sa i përket qasjes së Serbisë dhe të kërkoj nga Serbia llogari më shumë sa i përket implemtimit që janë në kuadër të marrëveshjes”, tha ajo.
Për jo-konstruktivitetin e Serbisë në raport me Marrëveshje Bazë, e dakordësuar fillimisht në Bruksel e më pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar ende ndonjë raport nga Bashkimit Evropian mbi denoncimet për shkeljet që Serbia i ka bërë Marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit, gjersa theksoi se në takimin e nivelit të lartë të 2 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi i ka dorëzuar ndërmjetësit të procesit një dokument me të gjitha shkeljet e Marrëveshjes të bëra nga Serbia.
“Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7. Natyrisht se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel”, deklaroi Kurti.
Në anën tjetër, pas përfundimit të takimit me Komisionin për Punë të Jashtme është deklaruar edhe diplomati gjerman i cili ka kërkuar që Kosova ta përgatisë draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pas sipas tij një draft-Vizion i paraqitur nga Kurti, i cili si model për Asociacionin e jep Këshillin e Përbashkët të Komunave Serbe në Kroaci, nuk është draft.
“Është përgjigje e thjeshtë. Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje
-
Bahreini thotë se 2 ushtarë u vranë në sulmin me dron të Houthi në kufirin saudo-jemen
-
Rumania bllokon pjesëmarrjen e Austrisë në takimet e NATO-s, në shenjë hakmarrjeje për veton në Schengen
-
Lista Serbe shpallë 3 ditë zie për terroristët e vrarë në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri