Sport

Deponimi i luhatur i futbollit të Kosovës së pavarur


Kosova fitoi pavarësinë në vitin 2008, mirëpo futbolli kosovar duhej të priste edhe më shumë se shtatë vite që të pavarësohej.

Para se Kosova të anëtarësohej në UEFA dhe FIFA, fillimisht zhvilloi disa ndeshje miqësore, por pa shfaqur simbole kombëtare.

Më 3 maj të vitit 2015, Federata e Futbollit të Kosovës, falë punës së palodhshme të presidentit të atëhershëm, Fadil Vokrrit, arriti që të anëtarësohej në UEFA, pas Kongresit të mbajtur në Budapest.

Dhe, 10 ditë më vonë kulmi do të arrihej, kur Kosova do të bëhej anëtarja e 210-të e FIFA-s, në Kongresin e mbajtur në Meksiko City më 13 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore