Sport

Depay prezantohet zyrtarisht te Barcelona


Memphis Depay është prezantuar zyrtarisht te Barcelona gjatë ditës së mërkurë.

Holandezi ka firmosur deri në vitin 2023 dhe klauzola e lirimit të tij do të jetë 500 milionë euro.

Sulmuesi 27-vjeçar ka nënshkruar kontratën, në prani të presidentit të Barcelona-s, Joan Laporta.

Depay u transferua si lojtar i lirë në “Camp Nou”, pasi përfundoi kontratën me francezët e Lyon-it.

Holandezi ka disa ditë që është vendosur në Barcelonë, madje ka dal edhe në stërvitje me skuadrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore