Jetesë & Stil

Dënohet me tre vite burg aktori i njohur Kevin Guthrie


Së fundmi aktori i njohur skocez, Kevin Guthrie, është dënuar me tre vite burg për abuzim seksual ndaj një gruaje në Glasgow të Skocisë.

Ai është i njohur në mbarë botën për rolin e tij si Abernathy në filmin e famshëm “Fantastic Beasts”.

Sipas “The Sun”, incidenti ka ndodhur në vitin 2017 në banesën e aktorit Scott Reid.

E abuzuara dëshmoi se Guthrie e preku dhe e dhunoi seksualisht pasi e ndihmoi të shkonte në shtrat. Ai pretendoi se po e ndihmonte vetëm që të shtrihej, por pastaj ndodhi e papritura.

Gjykata nuk e ndryshoi vendimin, edhe pse 33-vjeçari tha se ky vendim mund të ishte fatal për karrierën e tij.

Ndërkaq, gjykatësi u shpreh se:”Ju ishit në gjendje ta ndihmonit kur ajo nuk ndihej mirë. Ky është një krim i rendë”.  

Rikujtojmë, se Kevin Guthrie ka lindur më 21 mars 1988 dhe ndër rolet e tij më të njohura janë “Sunshine on Leith” (2013) dhe Ewan Tavendale në filmin e “Terence Davies” në 2015.

Ai gjithashtu interpretoi rolin kryesor në Peter Pan në “King’s Theatre, Glasgow”, në 2011-ën.

Marrë dhe përshtatur nga “Daily Mail” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore