Shqipëria

Denaj: 30 qershori, data e fundit për regjistrimin e pronarëve përfitues


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Anila Denaj, ka rikujtuar se data 30 qershor është afati i fundit për përmbushjen e detyrimit ligjor nga subjektet raportuese, për regjistrimin e pronarit përfitues.

Sipas ligjit, regjistrimi duhej të kryhet brenda datës 31 mars, por gjatë seancës plenare në Parlament në fillim të muajit prill, Denaj shpjegoi që për të realizuar një proces sa më efiçent dhe gjithëpërfshirës, afati i përmbushjes së këtij detyrimi nuk ishte i mjaftueshëm, ndaj dhe u konsiderua zgjatja e afatit.

Objektivi themelor i regjistrimit të pronarit përfitues është “identifikimi i çdo pronari përfitues në aksionet, kuotat apo interesat në subjektet private apo entitetet juridike jo fitimprurëse”, tha Denaj në fjalën e saj në Parlament.

Gjithashtu në postimin e saj në median sociale Twitter, ministrja ka publikuar dhe një video demonstruese që tregon sesi duhet bërë procesi i regjistrimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore