Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është dëmtuar shenja e stemës së Republikës së Kosovës, e cila ishte e vendosur në fshatin Zhitkovc të Zveçanit.
Lajmi është kumtuar përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku është thënë se rasti se është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Fsh. Zhitkovc, Zveçan 29.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë dëmtuar/ngjyrosur shenjën me stemën e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin policor.
Nga policia është thënë se rasti është raportuar të hënën e 29 janarit.
Më 30 janar, Policia e Kosovës, së bashku me EULEX-in kanë kryer bastisje në një qendër të Zveçanit, në të cilin janë gjetur dhjetëra thasë me rërë që dyshohej se përdoreshin për barrikada.
Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot, gjatë kontrolleve që ka bërë policia, ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan”, ka thënë Elshani për Albanian Post.
Në dhjetor të 2022-ës, disa serbë lokal kishin ngritur barrikada të cilat i kishin vendosur në shenjë pakënaqësie pasi Policia e Kosovës e kishte arrestuar ish-policin Dejan Pantiç, i cili dyshohej për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit