Lajme

Dëmi ekonomik në Ukrainë tejkalon 1 trilion dollarë


Humbjet e Ukrainës nga agresioni ushtarak i Rusisë, duke marrë parasysh shkatërrimin e shkaktuar tashmë në infrastrukturë dhe ekonomi, dhe humbjet e ardhshme në vitet pasuese, tejkalojnë 1 trilion dollarë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Denys Shmyhal në një intervistë për agjencinë e lajmeve Interfax-Ukraine.

“Humbjet e llogaritura në mënyrë indirekte, duke marrë parasysh humbjet në vitet në vijim, arrijnë në më shumë se një trilion dollarë”, deklaroi zyrtari ukrainas.

Sipas tij, komponenti i parë i saj janë humbjet direkte infrastrukturore.

“Kjo është ajo që kemi humbur si rezultat i shkatërrimit të drejtpërdrejtë – ura, rrugë, banesa, ndërtesa, por këto shifra po rriten çdo ditë. Tani vlerësimi ynë është rreth 120 miliardë dollarë. Nëse merren parasysh infrastruktura ushtarake dhe shpenzimet e tjera civile, atëherë më shumë se 270 miliardë dollarë”, shpjegoi ai.

Kryeministri saktësoi se është krijuar një regjistër i pasurive të humbura për një përllogaritje të detajuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore