Sport

Dembele nuk rinovon me Barcelonën, afër transferimit në Premier Leauge


“Telenovela” Ousmane Dembele duket drejt fundit. Sulmuesi anësor si duket nuk do të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Përkundër që raportohej se palët janë afër marrëveshjes, me Dembele-n që pritej të rinovonte kontratën me Barcelonën, me gjasë ajo nuk do të ndodhë.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercato”, 25 vjeçari është afër që të transferohet në Premier Ligën angleze, ku skuadra e Chelsea-t thuhet se ka përmbushur kërkesat e tij.

Oferta e përmirësuar e Barcelonës për rinovimin e kontratës duket se përsëri nuk e ka bindur Dembele-n, i cili pritet që në ditët e ardhshme të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Chelsea-t.

Kujtojmë që sulmuesi francez ishte një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit katalanas.

Ai u transferua nga Borussia e Dotrmund-it për shumën e 140 milionë eurove në verën e vitit 2017.

Mirëpo, ai nuk doli të jetë asnjëherë të jetë transferimi i qëlluar i klubit spanjoll, shkaku i dëmtimeve.

Në total, Dembele ka zhvilluar 150 ndeshje me fanellën e Barcelonës, prej të cilave shënoi 32 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore