Kosova

Deliu-Kodra, Qeverisë: Keni abuzuar me rezervat shtetërore, sot flisni thua se e keni mbjellë vetë grurin


Blerta Deliu-Kodra

“Të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin”, ka thënë Blerta Deliu-Kodra.

Këto komente, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike (PDK), i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi duke komentuar vizitën që kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, patën në një arë të mbledhur me grurë në një fshat të Malishevës.

Ju, tha Deliu-Kodra, duke iu drejtuar qeverisë, “mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve e hidhni poshtë vazhdimisht”.

“Shtoni subvencionet e mbështetjen për bujqit, e mos ua merrni lavdin e hakun”, përfundoi.

Ndryshe, kryeministri Kurti, pas vizitës në Malishevë tha se nga korrje-shirjet sivjet, “duket që prodhimi do të shtohet për 140 deri në 150 mijë tonë grurë, ndërkohë që më 2023 janë importuar 139 mijë tonë grurë”.

“Pra, këtë vit, nuk do të ketë nevojë për import. Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë”, potencoi ai ndër të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore