
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Izrael anuloi pritjen diplomatike të Ditës së Evropës të hënën për shkak të pjesëmarrjes së planifikuar të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, i cili e kritikoi vendimin si një formë “heshtjeje jodemokratike”.
“Fatkeqësisht, këtë vit ne kemi vendosur të anulojmë pritjen diplomatike, sepse nuk duam t’i ofrojmë një platformë dikujt, pikëpamjet e të cilit bien ndesh me vlerat që përfaqëson BE-ja”, thuhet në deklaratën e delegacionit.
Brukseli feston 9 majin si Ditën e Evropës për nder të deklaratës franceze të vitit 1950 që çoi në themelimin e organit që më vonë u bë BE.
Ministri i Sigurisë Kombëtare Ben-Gvir do të përfaqësonte qeverinë izraelite në veprimtarinë e këtij viti.
Reagimi i BE-së nënvizon, megjithatë, shqetësimet diplomatike me të cilat përballet koalicioni fetar-nacionalist i udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, aleanca e të cilit me Ben-Gvir dhe liderin e tij bashkëkombës Bezalel Smotrich ka shkaktuar shqetësim edhe tek aleatët ndërkombëtarë të Izraelit.
Ben-Gvir, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Forca Hebreje, u dënua në vitin 2007 për nxitje raciste kundër arabëve dhe mbështetje të një grupi që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë një organizatë terroriste.
“Është turp që Bashkimi Evropian, i cili pretendon se përfaqëson vlerat e demokracisë dhe multikulturalizmit, i hesht në mënyrë jodiplomatike të tjerët”, tha Ben-Gvir në një deklaratë. “Miqtë dinë të shprehin kritikat dhe miqtë e vërtetë dinë gjithashtu ta dëgjojnë atë”.
Vetë Netanyahu është ende në pritje të një ftese për të vizituar Washington-in dhe lideri i opozitës Yair Lapid akuzoi qeverinë për “zgjedhje të luftimeve të panevojshme”.
“Menaxhimi i marrëdhënieve të jashtme të Izraelit është një çështje komplekse që kërkon ekspertizë dhe një qasje të zgjuar”, shkroi Lapid në Twitter, sipas Reuters.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Tentuan të vidhnin me armë një banesë në Prush, shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha