Pajisje

Del Samsung Galaxy S21


Në eventin e Galaxy Unpacked 2021, organizuar nga kompania koreano-jugore Samsung, u lançua zyrtarisht  versioni i ri i telefonit Samsung Galaxy S21.

Ashtu sikurse edhe me modelin e vitit të kaluar S20, kompania ka ndjekur traditën e prezantimit të tre modeleve S21 të dallueshëm nga njëri-tjetri.

Galaxy S21 vjen i shoqëruar nga Galaxy S21 + dhe Galaxy S21 Ultra. Veçoria identifikuese e tre modeleve është modelimi i  kamerës.

“Galaxy S21 dhe S21 + ndajnë një konfigurim identik të trefishtë të kamerës së pasme, ndërsa Galaxy S21 Ultra strehon një kuadrat të kamerës së pasme 108 megapiksel”, shkruan Gadgets 360°, faqe dedikuar teknologjisë.

Konfigurimi i trefishtë i kamerës së Galaxy S21 përfshin një sensor 12 megapiksel me lente f / 2.2 dhe me një kënd tepër të gjerë me fushëpamje prej 120°. Gjithashtu, përfshihet edhe një sensor primar Dual Pixel me lente f / 1.8 në mbështetje të fokusit automatik.

Mirëpo, te Samsung Galaxy S21 ekziston edhe një sensor në kamerën e përparme i cili është 10 megapiksel dhe shërben për cilësi figure të shtuar në fotot selfie apo në bisedat video. Ky sensor shoqërohet  me një lente f / 2.2.

Të tre modelet Galaxy S21 përfshijnë vlerësimin IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit, ndërsa Galaxy S21 Ultra vjen me mbështetjen e S Pen.

“Samsung Galaxy S21 funksionon me Android 11 me në krye One UI”, shton Gadgets 360°. Ekrani i modelit S21 të rregullt është 6.2 inç Flat Full HD +. Ai është i pajisur me certifikimin HDR10 + Samsung Comfort Shield dhe shpejtësi adaptive 120Hz./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore