Film

Del promoja e parë për Space Jam 2


Pas 25 vjetëve pritje nga Space Jam 1 me Michael Jordan dhe Looney Tunes, doli dhe promoja e parë për “Space Jam: A New Legacy” ku përfshihet LeBron James dhe personazhet e Looney Tunes.

Ndryshe nga Space Jam 1, këtë herë LeBron James kërkon ndihmën e Looney Tunes për të fituar përball kundërshtarëve, që të shpëtojë djalin e tij.

Filmi duket të jetë shumë më real se ai i 1996-tës, por kjo nuk do të thotë se do jetë më i suksesshëm.

Pamjet e para të Space Jam 2 kanë dalë më 5 mars 2021, ndërsa filmi i plotë do të dal më 16 korrik të vitit 2021.

Dy filmat e Space Jam, kanë lojtarët më të mirë të historisë, ndoshta për filmin e radhës nuk do duhet të pritet 25 vjet siç u prit këtë herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore