Deklarata e “Kuvendit Gjithëserb”, DASH: ShBA-të e njohin Kosovën shtet të pavarur, siç kanë bërë nga 2008
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), e njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, ashtu siç kanë bërë që nga viti 2008, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Këto komente, DASH-i i ka bërë në një përgjigje për rrjetin ballkanik të lajmeve “N1”, pasi që kanë komentuar deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvend Gjithëserb”, që u mbajt javën e kaluar në Beograd në mes të Serbisë dhe Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë.
Në deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvendi Gjithëserb” propagandohet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, prandaj edhe ShBA-të ia kanë bërë të qartë Beogradit qëndrimin e tyre sa i përket Kosovës.
Përveç çështjes së Kosovës, në përgjigjen e DASH-it kanë thënë se disa nga dispozitat që janë pjesë e asaj deklarate, janë vazhdimësi e përpjekjes së Republikës Srpska për të shkelur Marrëveshjen e Dejtonit [dakordimi që i dha fund luftës në BeH, më 1995], dhe për ta destabilizuar BeH e rajonin.
Nga DASH-i kanë deklaruar se besojnë se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ku bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore çojnë në paqe, siguri dhe prosperitet më të madh për të gjithë.
“U bëjmë thirrje liderëve politikë në rajon që të përdorin më mirë takimet e tyre për të promovuar stabilitetin dhe pajtimin rajonal. Siç e kemi theksuar vazhdimisht në mënyrë të qartë, ne mbështesim fuqimisht sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multi-etnik të BeH-së, pjesë e së cilës është Republika Srpska”, thuhet në përgjigjen e tyre.
“Disa nga dispozitat në deklaratë janë vazhdimësi e përpjekjes së Republikës Srpska për të shkelur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe për të destabilizuar BeH dhe rajonin”, theksohet.
“Kuvendi Gjithëserb” – konkretizim i “Botës Serbe”, dëshmi që Serbia s’po jeton në shekullin e 21-të
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Diplomacia e Kosovës në Amerikën Latine përballë përplasjes me Perëndimin
-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar