Jetesë & Stil

Definitivisht Kelly Clarkson do ta zë vendin e Ellen DeGeneres


Ditëve të fundit, prezantuesja e famshme, Ellen DeGeneres njoftoi se emisioni i saj i njohur do të përfundonte në 2022 pas 19 sezonesh, me arsyetimin se kjo shfaqje nuk ishte më një sfidë.

Transmetuesi NBC më në fund ka treguar emrin që do ta zëvendësoj programin e DeGeneres teksa ka zbuluar se ajo është këngëtarja dhe prezantuesja – Kelly Clarkson.

Kelly me programin e saj “The Kelly Clarkson Show”, sezonin e treëtë të emisionit të saj do ta zëvendësoj me programin e Ellen, duke nisur që nga vjeshta e vitit 2022.

“Kelly dhe i gjithë ekipi ynë i prodhimit vunë zemrën, qëllimin dhe pasionin e tyre të pabesueshëm për të bërë një shfaqje që jehon me njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe prejardhjeve. Ne jemi duke punuar në disa plane të mëdha për sezonin e tretë dhe po presim me padurim të bëhemi shfaqja kryesore gjatë ditës për vitet që vijnë”, tha Tracie Wilson, nënkryetar ekzekutiv i “NBC Universal Syndication Studios.

Clarkson, 39 vjeçe, fitoi sezonin e parë të “American Idol” në vitin 2002 dhe vazhdoi të ketë hite me këngë të tilla si “Stronger”, “Miss Independent” dhe “Since U Been Gone”.

Kohët e fundit, ajo ka lansuar “The Kelly Clarkson Show”, një program një orë i gjatë që përfshinë mysafirë të famshëm.

DeGeneres, 63 vjeçe, zbuloi në fillim të këtij muaji se po tërhiqej nga emisioni i saj në fund të kontratës së saj aktuale.

Largimi i saj erdhi pas uljes së vlerësimeve dhe akuzave nga disa anëtarë të stafit se kishte një mjedis toksik në vendin e punës prapa skenave.

Kjo bëri që tre producentë të moshuar në shfaqje të humbnin vendet e tyre të punës dhe DeGeneres të hapte sezonin aktual me një falje në ajër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore