Debutimi i Sergio Ramos-it me PSG-në po kthehet në një telenovelë tashmë. Spanjolli që nga mbërritja e tij në Paris, nuk ka prekur ende tapetin e fushës në një ndeshje.
Francezja “Le Parisien” ka njoftuar se mbrojtësi është ende duke u stërvitur i distancuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Debutimi i tij mund të mos vijë as këtë fundjavë dhe as në mesjavë në përballjen me Leipzig-un në Champions League.
Të hënën ishte po “Le Parisien” që raportoi se Ramos-i mund të ishte në fushë të premten në përballjen me Angers-in. Por, lajmet e të enjtes nuk ishin shumë shpresëdhënëse për spanjollin. Atij i duhet akoma kohë për të kapur ritmin.
Gjithsesi edhe trajneri Mauricio Pochettino nuk kërkon ta rrezikojë qendërmbrojtësin. Nëse ai nuk do të jetë gati 100% nuk do të hidhet në fushë. Kjo pasi do të ndikonte negativisht te lojtari dhe mund të pësonte përsëri dëmtim.
Ramos-i u transferua te PSG-ja në korrik, pasi përfundoi kontratën me Real Madrid-in. Asnjë ndeshje zyrtare ose miqësore nuk ka luajtur me francezët, ai që shihej si një nga transferimet e mëdha të verës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shkarkohet nga detyra Agron Zhukri, gjyqtari që i dha PD-në Berishës
-
Protestë para Bashkisë Tiranë/ Qytetarët hedhin molotovë e tymuese
-
Hipoteza e tradhtisë së brendshme ose një sulmi simbolik: Çfarë dihet për sulmin në Iran
-
Kurti në 11 vjetorin e marrëveshjes Kosovë-Serbi thotë se dakordimi i tij me Vuçiç-in adreson gjetjet e Kushtetueses për Asociacionin