
Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe sfiduesja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, mbrëmjen e sotme do të zhvillojnë një diskutim të hapur, i cili mund të jetë vendimtar në garën për Elysee-n.
Kjo përballje do të raportohet LIVE, në Albanian Post, duke filluar nga ora 21:00.
Si për Macron-in, presidenti aktual, edhe për sfiduesen e tij gara është ende e hapur.
Megjithëse sondazhet paraprake tregojnë se presidenti ka një epërsi përpara votimit vendimtar të së dielës.
Mbështetësit e Macron-it e dinë se ka pak vend për vetëkënaqësi, duke pasur parasysh rrezikun e votuesit të majtë, i cili është distancuar.
Ndërkohë, Le Pen duhet të kthejë faqen e performancës së saj katastrofike në debatin e 2017-ës.
Ajo ngatërroi shënimet e saj asokohe dhe humbi pozitën disa herë.
Por, që nga ajo periudhë ka ndryshuar shumë.
Dueli
Ndonëse rreshtimi është i njëjtë, rezultati i zgjedhjeve është më i hapur, me epërsinë e presidentit centrist.
Diferenca është shumë më e ngushtë se në zgjedhjet e 2017-ës.
Macron gjendet në pushtet prej pesë vitesh, që do të thotë se Le Pen mund ta sulmojë në historikun e tij.
Por Macron nuk është pa asete për këtë debat, e cila do të jetë e vetmja përballje direkte mes të dyve në të gjithë fushatën.
Me ekspertin e ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, jashtë loje, Le Pen humbi një rival që e bëri atë të dukej më pak radikale.
Më pas, papunësia është në nivelin më të ulët në 13 vjet dhe ekonomia franceze ka tejkaluar vendet e tjera të mëdha evropiane.
Për të dy, përpjekja për të fituar mbi votuesit e majtë do të jetë çelësi.
Sondazhet
Tri sondazhe në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë janë më inkurajuese për presidentin aktual Emmanuel Macron.
Pozicioni i tij është përmirësuar, me një mesatare prej 55.83 për qind të të anketuarve, të cilët do të votojnë për Macron-in.
Krahasuar me sondazhet e javës së kaluar, presidenti francez është rritur me tri pikë nga mesatarja e pesë sondazheve që çuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas një sondazhi të Ipsos, Macron po fiton 56.5 për qind të votave.
Opinionway dhe Ifop tregojnë rezultate pak më të ulëta – respektivisht 56 për qind dhe 55 për qind.
Megjithatë, është ende herët për të pretenduar fitoren, thotë kryeministri francez, Jean Castex.
Lufta kryesore tani është për votat e Jean-Luc Mélenchon, kandidatit presidencial, i cili doli i treti në raundin e parë të zgjedhjeve me 22 për qind mbështetje.
Partia e Melenchon-it dhe vetë ai nuk dhanë asnjë rekomandim të drejtpërdrejtë për votimet e raundit të dytë.
Nga ana tjetër, ai synon t’i përqendrojë përpjekjet e tij në zgjedhjet legjislative franceze këtë verë për t’u bërë kryeministër.
Mes votuesve të Mélenchon-it, sipas një sondazhi të Elabe-s, 42 për qind tani janë gati të votojnë për Macron-in – 7 për qind më shumë se javën e kaluar.
Më 24 prill, do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha