Sport

De Laurentiis kontakton Conceicao-n për ta marrë drejtimin e Napolit


Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thuhet se ka bërë kontaktin e parë me trajnerin e Porto-s, Sergio Conceicao, për ta marrë pozitën që do të lëshohet nga trajneri aktual i ekipit të tij, Luciano Spalletti.

Spalletti është vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe do të marrë një pushim pasi udhëhoqi napolitanët në titullin e tyre të parë të ligës pas 33 vjetësh pritje.

De Laurentiis fillimisht kishte ndjekur ish-trajnerin e Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique-n, edhe pse kjo marrëveshje dështoi shpejt, me spanjollin që preferoi një lëvizje në Premier League sipas fjalëve të Presidentit të Napolit.

Fokusi i të parit të Napolit që atëherë është zhvendosur në Conceicao dhe sipas “Il Mattino”, kontakti i parë tashmë është bërë.

48-vjeçari ka një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Porto-n, megjithëse gazeta portugeze, “O Jogo” raporton se fituesi i trefishtë i ligës ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të vendosur në 18 milionë euro.

Sipas raporteve të ndryshme, Napoli është i përgatitur të ofrojë 4 deri në 6 milionë euro për shërbimet e tij dhe në rast se dështon, atëherë fokusi i vetëm do të jetë Vincenzo Italiano i Fiorentina-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore