Uncategorized

De Bruyne mbështet idenë për të mbajtur Kupën e Botës çdo dy vjet


Debati se a duhet Kupa e Botës të mbahet çdo dy vjet vazhdon ende pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino sugjeroi idenë.

Shumica e njerëzve mendojnë se është qesharake të përpiqesh të mbash një turne tjetër ndërkombëtar në atë që është një program tashmë i mbushur për lojtarët, por ka disa që mendojnë se mund të funksionojë.

Mesfushori i Belgjikës dhe Manchester City-t, Kevin De Bruyne, beson se një Botëror dy herë në vit nuk do të ishte një ide e keqe.

“Në fillim të sezonit, pata një takim me FIFA-n dhe Arsene Wenger për të na shpjeguar se çfarë donin të bënin”, tha De Bruyne në një konferencë për shtyp të premten.

“Për të bërë diçka të tillë, federatat e të gjitha vendeve, UEFA dhe FIFA duhet të koordinohen. Të gjithë duhet të punojnë së bashku”.

Megjithatë, ai theksoi se kalendari i futbollit do të duhet të ndryshohet plotësisht dhe se lojtarëve do të duhet ti jepet koha e duhur për të pushuar.

“Kam insistuar për një pikë të dytë, pasi u thashë se duhet të mbanin një periudhë të vërtetë pushimi për ne, lojtarët, në fund të sezonit”, shtoi ai.

“Ideja nuk është e keqe në vetvete, për sa kohë që të gjithë punojnë së bashku” përfundoi belgu.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore