Boks

David Haye për Joshua vs Fury: Do të fitojë Joshua


Ish kampioni i botës në dy kategori të ndryshme të boksit David Haye, mendon se Anthony Joshua do ta fitojë dyluftimin kundër Tyson Fury-t për arsye se gëzon fizik superior krahasuar me kundërshtarin e tij.

Joshua, kampioni i cili mban titujt e Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBF), Shoqërisë Botërore të Boksit (ËBA) dhe Organizatës Botërore të Boksit (ËBO), do të ndeshet me Fury-in, i cili shtrëngon rripin e kampionit të Këshillit Botëror të Boksit, në atë çka pritet të jetë evenimenti me i madh në historinë e boksit, ku do të dy sfidantët do të venë si çmim gjithçka kanë.

Super-ndeshja e peshave të rënda midis dy gjigandëve të boksit bashkëkohor, parashikohet të zhvillohet midis qershorit dhe korrikut 2021. Çdo gjë midis tyre është finalizuar përveç vendndodhjes.

I pyetur nga Sky Sports se cili është boksieri të cilin favorizon më shumë në këtë duel, Haye u përgjigj: “Joshua do ta fitojë këtë betejë”.

“Humbja kundër Andy Ruiz Jr, i dha (Joshua-s) një mësim shumë të vlefshëm sa i përket vetëkënaqësisë së lartë dhe besimit të verbër tek aftësitë e tij”, u shpreh Haye.

Analiza e veteranit Haye nuk ndalet vetëm aty:
“Mendoj se Fury vjen nga një tjetër këndvështrim; fitorja e tij kundër ish kampionit të botës amerikan Deontay Wilder, ia ka fryrë shumë egon dhe tani, Fury mendon se është se askush nuk mund ta mposhti dot. Nuk ka faj, unë do mendoja njësoj po të isha në vendin e tij.

Ndërsa sa i takon Joshua-s, fakti se ai e ka shijuar humbjen më parë, do ta bëjë të hyjë në ring me një tjetër gjendje mendore.
Fizikisht, Joshua e deklason tërësisht Fury-in – po flas për aspektet atletike që lidhen me fizikun e secilit: Joshua ka fituar medalje ari në Olimpiadë dhe ka pasur një grusht plot me ndeshje për titull kampioni dhe, të gjitha këto ndërsa është ende shumë i ri në skenën e boksit dhe po mëson teksa flasim.
Midis tyre unë zgjedh Joshua-n sepse është ai që nënvlerësohet dhe mua më pëlqejnë atletët e nënvlerësuar sepse janë të pajisur me elementin surprizë”, përfundoi Haye.

Ndërkohë, menaxheri dhe promotori i Joshua-s Eddie Hearn, ka lajmëruar përmes Twitter-it ditën e enjte se të dyja palët (Joshua dhe Fury) kanë rënë dakord për vendndodhjen dhe se pritet të njoftohet ditët e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore