Sport

David: Hapi i radhës në karrierën time, është të shkoj në Premier League ose La Liga


Sulmuesi i Lille dhe Kanadasë, Jonathan David ka folur për Sky Sports përpara Kupës së Botës.

David, 22 vjeç, ka shënuar 20 gola në 30 ndeshje për Kanadanë, ndërsa për Lille ai ka shënuar 41 në 108 që kur u transferua te klubi francez nga Gent për 30 milionë euro në 2020.

I lidhur me Manchester United, Arsenal dhe një mori skuadrash të tjera elitare, David i ka sytë te një lëvizje në Angli ose Spanjë në të ardhmen.

“Gjithmonë shikoja futboll evropian në TV. Kështu që për mua ky ishte gjithmonë qëllimi. Për mua ishte, doja vetëm të shkoja në Evropë,” tha ai.

“Hapi tjetër është gjithmonë rritja, të kesh më shumë ambicie, një klub më të madh mendoj. Çdo lojtar dëshiron të luajë për një klub masiv në jetën e tij. Kështu që unë mendoj se nëse do të kisha mundësi ta bëja, do të shkoja”.

“Unë mendoj se janë dy liga të ndryshme. Por mendoj se mund të përshtatem me të dyja me siguri. Dhe mendoj se me përvojën që kam pasur këtu në Francë, do të më ndihmojë shumë, dhe nëse më duhet të përshtatem në një vend tjetër shumë më shpejt. Kështu që po, mendoj se të dyja ligat më përshtaten”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore