Lajme

David Grossman: “Ne po përballemi me të keqen ekstreme”


Shkrimtari izraelit David Grossman deklaroi në episodin e parë të programit “Che tempo che fa”, nga Fabio Fazio në Nove se Izraeli po përballet me një të keqe absolutisht unike, esktreme.

“Mendoj se tani është shumë e vështirë. Kam 35-40 vjet që shkruaj për këtë konflikt. Kam shkruar libra dhe mendoj për to. Është një situatë personale, familja ime ka paguar një çmim shumë të lartë. Jeta e djalit tim Uri u sakrifikua 17 vite më parë. Ka momente kur kuptojmë se e keqja nuk është gjithmonë e njëjtë me format e tjera të së keqes. Kjo është një e keqe absolutisht unike, ekstreme. Një e keqe që nuk e kemi njohur kurrë më parë”, theksoi fillimisht ai.

Ai shtoi se beson se ia vlen të jesh kritik ndaj Izraelit, por objektiviteti në këto raste është “një mbulesë për parajsën tonë”, shtoi ai.

“Ka momente në të cilat duhet të dëgjojmë veten nga brenda, të mbështetemi në intuitën kombëtare që thotë se kjo gjë është e ndryshme nga masakrat e tjera. Se nuk është e rrezikshme vetëm sepse thjesht rrezikon Izraelin, por është një rrezik ekzistencial”, tha Grossman.

Sipas tij, izraelitët u tradhtuan nga udhëheqja e tyre, të shtunën në mëngjes kur nuk kishte mbrojtje.

“Izraeli nuk është si asnjë vend tjetër. Sigurisht që çdo vend është unik, por Izraeli është edhe më unik pikërisht për shkak të historisë sonë, shtresëzimit të besimit tonë, ne ishim në mërgim për vite me radhë, pastaj krijuam këtë vend të mrekullueshëm që është Izraeli. Ideja e madhe që është zemra dhe baza e Izraelit është se ai është atdheu i hebrenjve”, u shpreh autori izraelit.

Grossman deklaroi se kryeministri izraelit duhet ta kishte marrë parasysh këtë situatë unike dhe të mrekullueshme.

“Udhëheqja e tij, megjithatë, nuk e mori parasysh këtë gjë dhe nuk e kuptoi përgjegjësinë e madhe që ka ndaj izraelitëve dhe vendit, garancinë se mund të ekzistojë, ata i kanë tradhtuar këto gjëra dhe zemrat dhe mendjet e njerëzve. Frika jonë është të humbasim vendin tonë, pra të paguajmë një çmim tepër të madh”, përfundoi Grossman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore