Stil

David Beckham shfaqet duke bërë makijazh, fansat shpërthejnë në të qeshura


Ikona e futbollit, David Beckham i ka bërë ndjekësit e gruas së tij, Victorias të qeshin goxha shumë, derisa kanë ndarë një video duke bërë grim.

Më saktësisht, në videon në fjalë, ish-futbollisti i Real Madrid shihet duke shfaqur rutinën e tij të bukurisë, ashtu sikurse bënë edhe ish-anëtarja e grupit muzikor “Spice Girls”.

“Unë e përdor këtë pak, gruaja ime thotë se ky është ndriçimi më i mirë për të xhiruar. Duhet të pajtohem me të, por vërtet nuk e kam idenë se për çfarë po flas. Më pëlqen ta hidratoj lëkurën time dhe të kujdesem për të dhe mesa duket kjo është mënyra më e mirë për ta bërë këtë sipas këshillave të Victoria Beckham”, ka thënë pos tjerash ai, në videon tashmë virale në TikTok.

Fansat e dyshes kanë reaguar me të qeshura të shumta në videon e publikuar, derisa e kanë përgëzuar atë për sensin e tij të humorit.

David dhe Victoria mbeten ndër ato pak çifte që përkundër popullaritetit dhe problemeve me privatësinë si dhe menaxhimin e kohës, i’a kanë dalë t’i qëndrojnë afër njëri-tjetrit, derisa dashurinë e tyre dyshja e kishin kurorëzuar në vitin 1999.

Ata kanë gjithsej katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

@victoriabeckham

Mr Beckham’s very own #VictoriaBeckhamBeauty tutorial 😂😂

♬ original sound – Victoria Beckham

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore