Lajme

DASH kërkon shtyrje të memorandumit – Kosova e Serbia të mos bëjnë fushata


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Beogradin dhe Prishtinës në përmbushjen e detyrimeve të sajë, duke mbështetur qëllimin e normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre”, ka thënë një zëdhënës nga Departamenti i Shtetit, për Zërin e Amerikës.

Në prag të njëvjetorit të marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që gjithçka e nënshkruar para një viti të respektohet, ka specifikuar DASH.

Departamenti i Shtetit inkurajon Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndikojnë në fushat teknike.

“Ne jemi duke vazhduar punën me Kosovë dhe Serbinë për zbatimin e angazhimeve që kanë marrë në mbështetje të qëllimit për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për ta mbështetur punën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, me bazë njohjen reciproke e cila vendos themelet për bashkëpunim dhe mirëqenie afatgjatë”, është shprehur zëdhënësi i DASH.

“Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe nxisim palët që të riangazhohen në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të trajtuar çështje politike dhe teknike”.

“Shpresojmë që partnerët tanë do të respektojnë me mirëbesim angazhimet e marra në Uashington vitin e kaluar. Prandaj ne inkurajojmë të dyja palët për të prioritizuar përpjekjet për të ndërtuar besim politike përmes pjesëmarrjen serioze dhe të domosdoshme në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE”.

Një pikë e marrëveshjes së arritur një vit më parë, nënshkruar nga Avdullah Hoti si Kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë, ndërmjetësuar nga Donald Trump që ishte Presidenti i SHBA-së është ajo e moratoriumit sa i përket njohje-çnjohjeve.

DASH fton të dyja palët që të jenë të kujdesshme në pika të tilla.

“Ne gjithashtu nxisim Kosovën dhe Serbinë që ta rrisin bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, sikurse rimëkëmbja lidhur me pandeminë dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Në mënyrë që të mbështetet dhe të ketë suksese dialogu dhe përpjekjet tjera, në inkurajojmë të dyja palët që të ruajnë moratoriumet e tyre në çështjen e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike”.

“Shpresojmë që partnerët tanë të respektojnë me mirëbesim angazhimet që kanë marrë vitin e kaluar në Uashington”.

“Elemente të shumta të marrëveshjes mbështesin prioritetet tona dhe vizionin tonë më të gjerë të rajonit – diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, një moratorium për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe një fushatë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur”, tha Departamenti i Shtetit në një përgjigje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore