DASH-i s’e komenton përfshirjen e Gashit në incidentin e Osmanit në Shkup: Hetimet po vazhdojnë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka refuzuar të komentojë përfshirjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashit, në incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ku e përfshirë ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ne i kemi parë raportet, por nuk do të komentojmë meqë hetimet po vazhdojnë”, ka thënë DASH-i në një përgjigje për Zërin e Amerikës, në pyetjen nëse Gashi duhet të mbajë përgjegjësi politike për incidentin në aeroportin e Shkupit.
Zyra e Presidentes së Kosovës akuzoi autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, më 1 gusht, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit.
Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, tha se pavarësisht faktit që i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, “ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për t’i hapur rrugën”.
Në mbrëmjen e 2 gushtit, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut shprehu “keqardhje për keqkuptimet që ndodhën gjatë udhëtimit të djeshëm të presidentes Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”.
Pala maqedonase më 1 gusht po ashtu tha se ka nisur hetimin e këtij rasti. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaroi se pasi Osmani kaloi kontrollin kufitar, “erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, [polic] me dy persona të tjerë [policë] dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e Aeroportit dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes”.
Presidenca kosovare më 1 gusht tha se e kishte informuar kryeparlamentarin Afrim Gashi për incidentin, duke e falënderuar për ndihmën.
Gashi, më 2 gusht, sqaroi se ai ka ndërhyrë vetëm për të “shmangur një incident diplomatik”.
Nga kompania TAV e cila menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, thanë se departamenti i sigurisë, në kuadër të përgjegjësive, ka kryer kontroll standard të sigurisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit