Dardan Krivaqa mbrohet në heshtje

SHFLETO

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu në seancën gjyqësore.

 

Altina Marmullaku
06.07.2023 11:04
Loading Icons...

Dardan Krivaqa, i akuzuari për dhunim në vrasjen e Margiona Osmanit në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka zgjedhur të drejtën që të mbrohet në heshtje.

Ai në deklaratën e tij u shpreh se “nuk e ka gjendjen shëndetësore” për të dhënë mbrojtjen.

“Nuk jam në gjendje me dhënë mbrojtjen, do të shfrytëzoj të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, tha Krivaqa, raporton ‘Betimi për Drejtësi’.

Kurse, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, ka thënë se do të japë mbrojtjen.

Në seancën e 24 janarit, gjyqtari i çështjes Sahit Krasniqi kishte aprovuar propozimin e avokatit mbrojtjës, Admir Salihu që të të bëhej një ekzaminim psikiatrik ndaj Dardan Krivaqës.

Në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës, të cilin e ka pranuar gjykata në fjalë, është konstatuar se i akuzuari për vrasjen e 18-vjeçares, nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.

Më 2 shtator të 2022, gjyqtari i çështjes kishte marrë aktvendim në bazë të së cilit i kishte refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarve Krivaqa dhe Sejdiu, iu konfirmua aktakuza.

Më 26 tetor të 2022, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët akuzoheshin për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, janë deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Kurse më 6 shtator, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.