Lajme

Danny Elfman akuzohet për ngacmim seksual nga një tjetër grua


Një tjetër grua ka ngritur një padi kundër kompozitorit Danny Elfman, duke e akuzuar atë se ka përfituar nga fuqia e tij në industri për t’u zhveshur lakuriq para saj në shumë raste dhe për t’u masturbuar teksa ajo ishte duke fjetur pranë tij.

Padia, e paraqitur në gjykatën e lartë të Los Angeles-it, vjen tre muaj pasi u zbulua se Elfman ishte akuzuar më parë për sjellje të ngjashme në një padi tjetër dhe ra dakord të paguante 830 mijë dollarë kompensim.

Elfman mohoi me forcë akuzat në atë rast, të paraqitura nga Nomi Abadi.

Më herët, një zëdhënës i kompozitorit ka thënë se “akuzat për sjellje të pahijshme të bëra kundër Elfman janë të pabaza dhe absurde”.

Dhe se “ekipi i tij ligjor po vlerëson të gjitha opsionet dhe ai do t’i mbrojë me forcë këto pretendime në gjykatë”.

Paditësja e re, e përmendur në dokumentet e gjykatës si Jane Doe XX, ishte një studente 21-vjeçare në Akademinë e Filmit të New York-ut me interes për muzikën kur u takua me 47-vjeçarin Elfman në vitin 1997.

Sipas padisë, Elfman përfitoi nga statusi i tij në industri për ta pranuar sjelljen që e bënte atë shumë të pakëndshme.

Elfman, tani 70 vjeç, u bë i njohur me partiturat e frikshme dhe lozonjare në filma të tillë si The Nightmare Before Christmas, Beetlejuice, Edward Scissorhands dhe Batman.

Ai ka qenë i nominuar për katër Oscar dhe 14 Grammy dhe është bashkëpunëtor i vjetër i regjisorit Tim Burton.

Kompozitori do të nderohet në një koncert të 30-vjetorit për The Nightmare Before Christmas që do të zhvillohet në Hollywood Bowl, një nga ambientet kryesore të muzikës live në Los Angeles-it, për tre net përpara Halloween.

Abadi bëri akuza të ngjashme kundër Elfman, sipas një raporti të policisë të vitit 2017, duke përfshirë akuzën se ai u zhvesh lakuriq dhe u masturbua para saj.

Padia e saj e vitit 2018 mbeti jashtë syve të publikut për pesë vjet nën një klauzolë konfidencialiteti në zgjidhjen e tyre, por akuzat që përmbante shpërthyen kur ajo e paditi atë për shkelje të kontratës këtë verë, duke pretenduar se ai kishte humbur dy pagesat e planifikuara të shlyerjes në total 85 mijë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore