Sport

Daniel Straus, amerikani që synon të blejë Inter-in


Skuadra Italiane e Inter-it pritet të mos jetë gjatë në duart e Steven Zhang-ut dhe “Suning”-ut.

Pas negociatave të pasuksesshme me “BC Partners” dhe Fondin e Arabisë Saudite “PIF”, një tjetër emër ka dal në skenë.

Emri i ri që synon të blejë Inter-in është Daniel Straus-i. Një biznesmen amerikan që operon në sektorin e shëndetësisë, duke përfshirë klinikat dhe shtëpitë e të moshuarve.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Zhang-u ka udhëtuar drejt Los Anxhelosit për t’u takuar me palën e interesuar. Stratus-i së fundmi ka investuar në pasuri të paluajtshme, sektorin e argëtimit dhe në sport.

Straus-i u përfshi në botën e sportit duke themeluar kompaninë “Bridge Sports LLC”. Në vitin 2012 ai bleu një pakicë të aksioneve të ekipit profesionist të basketbollit në NBA, Memphis Grizzlies.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore