
E ardhmja e Dani Olmos do të vazhdojë të jetë e lidhur me RB Leipzig. Skuadra gjermane hodhi një hap definitiv në negociatat me lojtarin spanjoll, kontrata e të cilit përfundonte në vitin 2024 dhe kishte, përveç klubit aktual, opsione të mira për të vazhduar karrierën.
Skuadra e Red Bull e ka kuptuar rëndësinë e Olmo-s në projekt dhe ka arritur të sigurojë firmën e spanjollit në një kontratë e cila zgjat deri në verën e vitit 2027. Por, mediat e ndryshme në Spanjë raportojnë se ajo kontratë përmban një klauzolë lirimi për “vetëm” 60 milionë euro.
El Mago zaubert weiter für RB Leipzig ⚡️
Dani Olmo verlängert seinen Vertrag mit den Roten Bullen bis 2027 ✍️
Damit kann das Pokalfinale jetzt endlich kommen 🔥#WirSindLeipzig 🔴⚪️ pic.twitter.com/r2M2gGsBFF
— RB Leipzig (@RBLeipzig) June 1, 2023
Pavarësisht dëmtimeve që e kanë kapur së fundmi, ai është shfaqur si një lojtar kyç në luftën për të qenë në top katërshe dhe për të fituar Kupën, tani objektivi i madh i klubit.
Dhe, pavarësisht se lojtarët si Josko Gvardiol dhe Christopher Nkunku duket se nuk do të vazhdojnë me me Leizpig, rasti i Olmo-s është ndryshe. Askush nuk dëshiron ta lërë të shkojë tani, pavarësisht se kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të fituar para para përfundimit të kontratës vitin e ardhshëm.
Mundësia e marrjes së reprezentuesit spanjoll për rreth 30 milionë euro çoi në shfaqjen e klubeve që kishin nevojë për të përforcuar zonën e fushës ku ai luan. Bayern ishte një prej tyre, duke pasur parasysh dominimin e tyre absolut në tregun gjerman.
Në Spanjë, Real Madrid, i cili kërkon një zëvendësues për Marco Asensio, dhe Barcelona, ndonëse me synimet e tyre në vitin 2024, ishin gjithashtu aty. Leipzig e dinte dhe ka bërë një lëvizje të shpejtë për të siguruar rinovimin me lojtarin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri