Dakova takon ambasadorin Qehaja, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe RMV-së

SHFLETO

Gordana Siljanovska Davkova dhe Florian Qehaja

 

Dini Fetahu
25.06.2024 15:45
Loading Icons...

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka pritur në takim të martën ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, por edhe rajonal.

Bëhet me dije se gjatë takimit është përshëndetur edhe dialogu i hapur dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët dhe më të gjerë.

“Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun e shkëlqyer politik në nivelin më të lartë dhe pret që trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Në kontekst të perspektivave evropiane dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta, Presidentja maqedonase ka shprehur “mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe pjesëmarrjen në formate të ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe theksoi gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në të gjitha fushat”.

Përveç kësaj, njoftohet se në këtë takim janë shkëmbyer mendime për zhvillimet aktuale në rajon, për bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërkufitar përmes shfrytëzimit të fondeve të Bashkimit Evropian.