Film

Dakota Johnson flet për herë të parë për ‘kaosin’ e xhirimeve të “Fifty Shades”


Dakota Johnson

“Fifty Shades of Grey”, përveç se la gjurmë të madhe në kinematografinë botërore, e ktheu aktoren Dakota Johnson në një yll.

Filmi i publikuar për herë të parë në vitin 2015, tregon historinë e marrëdhënies pasionante mes një vajze të virgjër të sapo diplomuar dhe një biznesmeni të ri në moshë.

Katër vjet pas publikimit të fundit të triologjisë, Johnson, e cila luan si Anastasia Steele, ka treguar se sa të vështira ishin xhirimet e filmit.

Protagonistja kryesore e këtyre serive ka ndarë së fundmi eksperiencën e saj në një intervistë për revistën “Vanity Fair”.

“Isha e re. Isha 23 vjeçe. Kështu që ishte e frikshme”, tha ajo.

Johnson shton se studioja dhe regjisorët kishin mosmarrëveshje dhe se në xhirime u bë problem edhe autorja e librave “Fifty Shades”, EL James.

“Ajo kishte shumë kontroll krijues, gjatë gjithë ditës, çdo ditë, dhe ajo thjesht kërkonte që disa gjëra të ndodhin. Kishte pjesë nga librat që thjesht nuk do të funksiononin në një film, si monologu i brendshëm, i cili ndonjëherë ishte tepër i lezetshëm. Nuk do të funksiononte të thoshe me zë të lartë. Ishte gjithmonë një betejë”, kujton Johnson.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të flas për këtë vërtetësi kurrë, sepse secili dëshiron të promovoj një film në mënyrën e duhur, dhe unë jam krenare për atë që kemi bërë në fund të fundit dhe gjithçka rezulton ashtu siç është menduar, por ishte e ndërlikuar”.

Edhe pse kishte probleme, aktorja thotë se nuk është penduar për rolin.

“Nuk mendoj se është për keqardhje. Sikur ta dija”, thotë ajo. “Nëse do ta kisha ditur në atë kohë se si do të ishte, nuk mendoj se dikush do ta kishte bërë. Por jo, nuk jam penduar”.

Johnson do të luajë edhe në filmin “Persuasion”, i cili do të shfaqet fillimisht në kinema dhe më pas në platformën Netflix.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore