Lajme

Daçiç: Talibanët erdhën në Beograd direkt nga fronti për negociata


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë për mediumin serb Blic se talibanët shkuan në Beograd direkt nga fronti disa vjet më parë për negociata me autoritetet e atëhershme të Afganistanit.

“Ato ishin sekrete vetëm kur ishte fjala për publikun. Serbia nuk ndërhyri në negociata, ne ishim vetëm nikoqirët. Dhe të gjitha palët ishin të kënaqur me rolin tonë. “Më vonë, ato negociata vazhduan në vende të tjera”, tha Daçiç.

“Ata zbuluan se kishte disa grimca baruti ose grimca shpërthyese. Dhe pikërisht aty ishte ulur një nga negociatorët, nga rebelët, talibanët. Kjo do të thotë se ata erdhën drejtpërdrejt nga fronti për të negociuar”, shtoi ai.

Sipas Daçiç-it, takimet sekrete të cilët ishin organizuar nga Beogradi kishin hapur prospekt për marrëveshjen e Dohas, e cila ishte nënshkruar në mes të qeverisë Afgane dhe udhëheqësve politik të kryengritësve taleban, dhe e ndërmjetësuar nga Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo.

Daçiç, i cili asokohe ishte ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, deklaroi se përfaqësuesit e Këshillit Afgan të Paqes propozuan që negociatat midis autoriteteve të atëhershme të Afganistanit dhe talibanëve të mbaheshin në Beograd.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore