Kosova

Daçiç shpalos orientimin politik të Serbisë në fushatë zgjedhore – “Gjithmonë me Rusinë, kurrë në NATO, Kosova e Serbisë”


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, në fushatën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme serbe që mbahen me 3 prill, ka brohoritur “tri pika”, të cilat sipas tij, përbëjnë angazhimin politik të tij. Ai tha se “Kosova do të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë”, se Serbia “nuk do të jetë kurr pjesë e NATO-s”, dhe se Serbia “nuk do t’i vendos kurrë sanksione Rusisë”.

Daçiç, partia e së cilit qeveris së bashku me partinë e Aleksandër Vuçiç, në tubimin politik me partnerët partiakë, tha se tri çështje janë kyçe për Serbinë, “Kosova, mosanëtarësimi në NATO, dhe miqësia me Rusinë dhe Kinën”.

“Kosova përgjithmonë do të jetë pjesë e Serbisë. Le t’i themi ‘jo’ NATO-s, sepse na kanë bombarduar. Ne nuk i vendosin sanksione vendeve mike. T’i vendosim sanksione Rusisë do të thotë sikur t’i vendosim sanksione Serbisë”, raporton Tanjug.

Daçiç tha se përkrah Aleksandër Vuçiçin në zgjedhjet presidenciale dhe deklaroi se nëse ata marrin kryeministrin dhe presidentin, “Serbia do të ketë një politikë të fortë, progresive dhe të përgjegjshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore