Kosova

Daçiç: Serbia nuk do të lejojë spastrimin etnik të serbëve në Kosovë


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, lidhur me situatën në veri të Kosovës të krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e zbatimit të reciprocitetit të tabelave të automjeteve me Serbinë, ka thënë se pyetja e vërtetë është nëse Bashkimi Evropian mendon që Marrëveshja e Brukselit nga viti 2013 është aktuale apo jo. Ai tutje ka thënë se Serbia nuk do të lejojë spastrimin etnik të serbëve në Kosovë.

Sipas Daçiç-it e gjithë situata në veri të Kosovës është një përpjekja e Prishtinës për të parë se si po reagojnë të gjithë ndaj “shkeljes brutale të të gjitha marrëveshjeve të Marrëveshjes së Brukselit”.

“Ata duan të shohin se si do të reagojnë ndaj përdorimit të forcës dhe nëse ajo do të kalojë. Unë jam i sigurt se ka shumë më tepër veprime dhe incidente të mundshme në kokën e tyre që ata mund të bëjnë. Presidenti Aleksandar Vuçiç ishte i qartë – detyrimi i KFOR-it , d.m.th. NATO-s, e cila formon shtyllën kurrizore të KFOR-it, është të garantojë siguri në përputhje me Rezolutën 1244. Ne i paralajmërojmë ata publikisht se Serbia nuk do të lejojë që spastrimi etnik i serbëve nga Kosova dhe Metohia të përsëritet, siç ka bërë Kroacia në Republikën Serbe Krajina”, ka thënë Daçiç për Tanjug.

Kryetari i Kuvendit Serb, Daçiç gjithashtu ka thënë se problemi i tabelave duhet të ishte zgjidhur në dialog(duke aluduar në dialogun në Bruksel), dhe jo duke përdorur forcë. Mirëpo, ai është i mendimit se Prishtina nuk do të heqë dorë nga veprime të tilla.

Daçiç ka thënë se duhet pyetur BE-në se a qëndron prapa marrëveshjes së arritur në Bruksel (Duke aluduar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë).

” Serbia duhet t’i kërkojë BE-së të thotë nëse qëndron prapa marrëveshjes së Brukselit,” tha Daçiç.

Sepse sipas tij është krejtësisht e pakuptueshme pse nuk është zbatuar ajo marrëveshje prej kaq shumë vitesh, kur siç pretendon ai se “Serbia respekton marrëveshjen”.

“Është e pakuptueshme që vetëm Serbia ishte një faktor konstruktiv, dhe se pala tjetër refuzoi të zbatojë atë që është arsyeja jonë për pranimin e marrëveshjes – formimi i Asociacionit të Komunave Serbe. BE as nuk dëgjon dhe as nuk njofton … Ata paralajmërojnë vazhdimisht të dy palët. Unë mendoj se ju(duke ju drejtuar BE-së) duhet të paralajmëroni ose sanksiononi palën që shkel marrëveshjen e Brukselit. BE është garantuesi i marrëveshjes, por cila është besueshmëria e tyre nëse nuk mund të qëndrojnë prapa marrëveshja? Kurti? “, ka pyetur Daçiç.

Marrëveshjes së Brukselit është shmangur për një kohë të gjatë ka thënë ai.

“Bëhet fjalë për shmangien afatgjatë të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën ata e nënshkruan. Garantuesja e asaj marrëveshjeje ishte Catherine Ashton. Ne duhet të kujtojmë vendimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës, i cili është në kundërshtim me Rezolutën 1244. Sot, autoritetet e Kosovës pushtuan Kosovën veriore dhe Metohi pa asnjë njoftim”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu deklaroi se nëse marrëveshja e Brukselit është e vlefshme, atëherë është e papranueshme që çdo deklaratë nga Brukseli të përmbajë një formulim të përgjithshëm ku “të dyja palët bëjnë thirrje për qetësimin e situatës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore