Lajme

Daçiç: Në Veri po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç

Luftë nervash e ka quajtur situatën në Veri të Kosovës kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç.

Cila palë do të ruajë gjakftohtësinë do të fitoj në Veri ka thënë ai në një intervistë për Tv Pink.

Ai tutje ka deklaruar se në Veri të Kosovës është duke u zhvilluar një betejë e madhe diplomatike.

“Perëndimi do të donte të gjente një zgjidhje për problemin në Kosovë, por ata tashmë e kanë ideuar, dhe kjo është njohja e pavarësisë së një shteti të rremë. Ata do të donin që ajo të zgjidhej në një mënyrë të tillë, me dashamirësi ose me forcë”, ka thënë Daçiç.

Shumë njerëz në Kosovë e ndezin një fitil sepse nëse situata është e qetë, rëndësia e rolit të tyre kur bëhet fjalë për përfaqësuesit ndërkombëtarë humbet është shprehur ai.

“Ata kanë qenë në Kosovë prej vitesh, madje edhe në Bosnje Hercegovinë me motivin për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal. Çfarë do të bënin ata nëse vërtet do të kishte stabilitet rajonal, nëse nuk do të kishte incidente dhe të gjitha problemet do të zgjidheshin,” tha Daçiç.

Kryeministri Albin Kurti me agresivitetin e tij është duke shkaktuar situatën në veri, i cili sipas tij po përpiqet të paraqesë Qeverinë e tij se është e para që ka legjitimitet, dhe se qeveritë e mëparshme ishin të pavlefshme u shpreh ai.

Drecun: Avionët nuk janë një kërcënim, por një paralajmërim dhe parandalim

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbië, Milovan Drecun, ka thënë se  shfaqja e helikopterëve dhe aeroplanëve të ushtrisë së Serbisë mbi “kalimet” dhe lëvizjet e njësive të motorizuara “nuk është kërcënim për askënd”, por sipas tij është një “mesazh paralajmërues dhe parandalues ndaj Albin Kurtit”.

Ky mesazh sipas tij është “për të filluar de-përshkallëzimin dhe për të mos menduar për tensione dhe konflikte të reja me popullin serb”, por për t’iu përkushtuar dialogut mes dy palëve.

“Ky është mesazhi ynë i paqes. Nëse pala tjetër heq dorë nga një zgjidhje paqësore e problemit, ne do të përdorim të gjitha kapacitetet mbrojtëse që kemi”, ka kërcënuar Drecun.

Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhynë në siç thotë ai parandalimin e veprimeve të Prishtinës, Serbia do të merr “mandatin” në duar e veta.

“Përndryshe, nëse institucionet ndërkombëtare nuk janë në gjendje, nuk duan ose nuk janë në gjendje të zbatojnë mandatin e tyre, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, dhe populli serb është më i rrezikuar atje, atëherë ne do ta zbatojmë atë pjesë të mandatit”, ka thënë Drecun.

Milovan Drecun

Petkoviç me kërcënim për bashkësinë ndërkombëtare

Qëllimi politik përfundimtar i Kurtit është projekti i Shqipërisë së Madhe ka thënë Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën në serbe, Petar Petkoviç.

Petkoviç ka akuzuar Kurtin për nevojën e tij për lidhjen më të fortë me Shqipërinë. Sipas tij, kjo tendencë është e pakuptimtë, sepse nëse Kurti me të vërtetë do ta dëshironte një gjë të tillë, do ta përkrahte nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, dhe nuk do ta refuzonte atë.

Ky zyrtar serb ka kërcënuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se para se të jetë vonë, ata duhet ta ndalin rrugën e “ekstremizmit të Kurtit”, dhe të ushtrojë “presion më të madh” ndaj tij për të tërhequr siç ka thënë ai “falangat” nga veriu i Kosovës.

Petar Petkoviç

Moska në mbështetje të interesave serbe në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç ka diskutua për situatën në Kosovë me homologune tij rus, Sergey Lavrov.

Selakoviç për mediat serbe ka thënë e se ka informuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov për situatën e fundit në Kosovë dhe se Lavrov ka marr mbështetjen e tij për sic ka thënë “interesat e Serbisë” në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov-Nju Jork

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore