Auto

Cybertruck i Tesla-s do të dalë në shitje në vitin 2023, thotë Elon Musk


Ky vit ka të bëjë me rritjen e prodhimit – një shkallë që “asnjë kompani nuk e ka arritur ndonjëherë në historinë e njerëzimit”, tha Musk gjatë prezantimit – ndërsa viti i ardhshëm ka të bëjë me publikimin e një “vale masive të produkteve të reja”.  

Përveç Cybertruck, kompania gjithashtu planifikon të publikoj Tesla Semi EV vitin e ardhshëm, si dhe produkte të tjera që nuk i ka zbuluar ende. 

Tesla më në fund do të fillojë me shitjen e Cybertruck vitin e ardhshëm, ka njoftuar Elon Musk në festën e hapjes për fabrikën e kompanisë Giga Texas. 

Roboti humanoid Optimus i Tesla-s do të fillojë gjithashtu prodhimin në vitin 2023, tha Musk, dhe do të projektohet për të përmbushur çdo detyrë që njerëzit nuk duan të bëjnë. 

Gjatë prezantimit të tij në skenë, Musk tregoi automjetin e prodhimit Cybertruck, i cili ende duket si versionet e mëparshme, vetëm se dyert e tij nuk kanë më doreza. Data fillestare (dhe shumë optimiste) e publikimit të Tesla-s ishte viti 2021, por ajo vonoi lëshimin e automjetit në 2022 dhe tani në 2023. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore