Ngjarje e pabesueshme ajo që ka ndodhur ditën e enjte në futbollin shqiptar. Klubi i Mirditës, nëpërmjet një deklarate në mediat sociale, ka pohuar se është tërhequr nga kampionati sepse nuk kishte 100 mijë lekë, për të organizuar ndeshjet si ekip pritës.
Mirdita u themelua si klub në vitin 1950 dhe që nga ajo kohë ka qenë pjesë aktive e futbollit në Shqipëri. Aktualisht klubi ishte pjesë e Kategorisë së Dytë, në Grupin A, ku në 10 ndeshjet e luajtura pësoi po aq humbje.
“Për arsye financiare, ekipi nuk do të marrë pjesë më në ndeshjet në vijim. Në kalendar kishim Adën e Velipojës ku ndeshja do zhvillohej në Shënkoll”.
“Pesë ndeshjet e mbetura si ekip pritës kushtonin diku tek 1 milionë lekë të vjetër. Të vjen keq më shumë për tifozët dhe njerëzit që ndoqën ekipin që nga fillimi e deri më sot”.
“Një falenderim për ata që kontribuan në ndërtimin e ekipit dhe për ata që ishin në fushën e lojës. Të vjen shumë keq që ekipi të shkrihet në këtë moment”.
“Shpresojmë që kohë të mira do të vijnë së shpejti dhe për këtë jemi të sigurt, sepse ka njerëz që e duan vërtet futbollin dhe kontribuojnë me shpirt përveç anës financiare”.
“Kontribuesin e kishim në dorë dhe nuk ditëm ta mbanim! Dhe një herë, faleminderit për të gjithë ata që morën pjesë gjatë këtyre viteve nën stemën e KF Mirdita”, përfundon deklaratën klubi i Mirditës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin