Shqipëria

Çuçi-Ibrahimaj: Marrëveshje reciproke Kosovë-Shqipëri, çfarë nënshkruhet të premten?


Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar dy marrëveshje – lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e dy vendeve – që do të nënshkruhen të premten e 26 nëntorit, në takimin që do të mbahet në qytetin e Elbasanit mes Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ministri i Brendshёm, Bledi Çuçi, gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë si çdo tё mërkurë, foli pёr miratimin e marrёveshjes për lejet e qëndrimit respektive në Kosovë dhe Shqipëri.

Në këtë mënyrë, “shtetasit e Kosovёs, vetёm me njё aplikim dhe pa dokumente, do tё marrin lejen e qёndrimit pёr pesё vite nё Shqipёri”.

Gjatë fjalës së tij, ai shpjegoi se brenda lejes sё qëndrimit, do tё jetё edhe leja e punёs.

Ministri i Brendshёm, Bledi Çuçi

Ndërkohë, pothuajse e njëjta është arritur edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, të cilët do të marrin lejet e tyre të qëndrimit shumë më lehtësisht.

“Gjithashtu edhe shqiptarёt qё jetojnё nё Kosovё do tё pajisen me leje qёndrimi sipas procedurave shumё mё tё lehtёsura”, tha Çuçi.

I pyetur nga gazetarët për lajmin e përhapur nëpër mediat e huaja, në të cilën u përfol se Shqipëria do të siguronte kamp për refugjatët e vendeve të treta, ai u përgjigj prerazi se, “nuk do të ketë asnjë kamp për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri”.

Çuçi ravijëzoi gjithashtu se, vendet e origjinës do të mbajnë përgjegjësinë për strehimin e emigrantëve, duke theksuar edhe njëherë se kjo çështje nuk do të ndikojë absolutisht në Shqipëri, edhe pse mund të shërbejë si një vend tranzit.

“Azilkërkuesit nuk do të qëndrojnë në Shqipëri edhe kur të kalojnë tranzit. Janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen për ata emigrantë. Pra, është e kundërta e asaj që flitet nëpër media”.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë nga selia e Partisë Socialiste, më herët e ka mohuar kategorikisht lajmin se në vendin tonë do të ketë një kamp për refugjatët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend, ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”, tha Rama.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj
Ibrahimaj: Trajtim të barabartë të punonjësve Shqipëri-Kosovë

Në fjalën e saj, ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj, njoftoi se marrëveshja tjetër që do të firmoset me qeverinë e Kosovës të premten, është ajo për reciporicitetin e sigurimeve shoqërore midis dy vendeve.

Të të vetëpunësuarve dhe do t’u njihet çdo pikë që parashikon ligji për periudhën e sigurimeve shoqërore të të dyja vendeve.

Shqiptarët që jetojnë në Kosovë, do të mund të përfitojnë nga lejet e barrëlindjes, nga dëmtimet në punë etj. Çka është reciproke edhe për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Shqipëri.

“Kjo marrëveshje është lidhur me çdo vend tjetër dhe përfitojnë nga mbrojtja sociale që parashikon marrëveshja. Do u njihet e gjithë periudha e derdhjes së kontributeve në vendet përkatëse”, përmbylli ministrja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore