Sport

Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në Amerikën e Jugut


I pakënaqur te Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të ketë një rrugëtim të largët dhe pse jo drejt Arabise Sauditë siç u përfol disa javë më parë.

Klubi brazilian Corinthians ka shprehur interesim për yllin portugez, me presidentin e tyre që thuhet se e ka “vëzhguar” atë.

Megjithatë, lëvizja nuk është preferencë e Ronaldo-s, pasi ai dëshiron një skuadër që të luajë në Champions League. Diçka e tillë do e ndihmonte atë të thellonte rekordin si goalshënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit.

Ai aktualisht është 15 gola përpara rivalit të tij të përhershëm Lionel Messi, i cili mund të luajë deri në 13 ndeshje të UCL për PSG-në sezonin e ardhshëm.

Por, 37-vjeçari ka mungesë të kërkuesve dhe tashmë është refuzuar nga Chelsea, Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

“Është e vërtetë, unë ëndërroj shumë. Ky është Corinthians”, tha presidenti i Corinthians, Duilio Monteiro Alves sipas “Mundo Deportivo”.

“A nuk janë Willian dhe Renato Augusto këtu? Në futboll gjithçka është e mundur dhe unë kam detyrimin të jap më të mirën për Corinthians”.

“A është e mundur? Une nuk e di. Nuk u përpoqëm, nuk hetuam, nuk kishte një mundësi të tillë, por po e mbajmë në sy. Imagjinoni që ai befas dëshiron të luajë në Brazil…”, vijoi ai.

Nëse Ronaldo do të bënte këtë lëvizje, ai do t’i bashkohej një prej klubeve më të suksesshme të futbollit në Amerikën e Jugut.

Corinthians kanë grumbulluar 30 tituj të ligës dhe kanë fituar Kupën e Botës për Klube në vitin 2012.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore