Kosova

Cramon për Kurtin: Është duke i trajtuar në mënyrë transparente qytetarët serbë


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i trajtuar në mënyrë transparente qytetarët serbë në Kosovë.

“Të gjithë kemi nevojë të komunikojmë me qytetarët tonë, për të ulur boshllëqet në shoqëri dhe për të ulur sfidat ndëretnike”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka njoftuar serbët e Kosovës se kanë afat prej 61 ditësh që t’i konvertojnë targat e tyre në RKS.

 

Kurti u është drejtuar atyre përmes një video në gjuhën serbe, duke u thënë se “targat janë trashëgimi i regjimit të Millosheviçit”.

“Kjo trashëgimi është një barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar”,

“Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovë. Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2 për qind të tyre”, tha Kurti.

Ai ritheksoi se qytetarët që i ndërrojnë targat, lirohen nga taksa e detyrime tjera që arrijnë vlerën deri në 5,000 euro.

“Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro”, tha Kurti.

Borrell: Kosova dhe Serbia, marrëveshje për dokumentet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore