Kosova

Cramon do të zhvillojë për herë të parë takim zyrtar me Vuçiç, temë edhe dialogu Kosovë-Serbi


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të hënën e 30 majit udhëton për në Beograd, ku do të takojë për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas portalit “European Western Balkans” njëra nga temat që Cramon do të diskutojë me Vuçiç do të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Cramon mes tjerash është anëtare e Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Serbi.

Ky takim mes Cramon dhe Vuçiç do të jetë takimi i parë zyrtar mes tyre.

Cramon njihet për kritikuese e rreptë ndaj pushtetit të Aleksandër Vuçiç të cilën ajo e ka kategorizuar ndër vite si pushtet me tendenca autoritare dhe shtypëse, veçanërisht për çalim në fushat e sundimit të ligjit dhe demokracisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore